Arrestohet edhe i arratisuri i tretë nga Burgu i Dubravës

Gjithsej deri me tash në lidhje me arratisjen, ndihmën, strehimin, etj, nga burgu i Dubravës janë arrestuar 24 të dyshuar: 7 pjesëtar të personelit korrektues të burgut të Dubravës, 4 të dyshuar për shtënie me armë nga pjesa e jashtme e burgut në momentin e arratisjes, 10 të dyshuar që e kanë ndihmuar të arratisurit, pas arratisjes si dhe 3 të arratisurit: Burim Basha, Faton Hajrizi dhe Astrit Shabani.
Policia e Kosovës është në kërkim për arrestimin edhe të dy të arratisurve, Lirim Jakupi dhe Amir Sopa, thuhet në një njoftim nga Policia e Kosovës. /rtk/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































