LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi me jetë gazetaren dhe kameramanin e “Betimit për Drejtësi”

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi me jetë gazetaren dhe kameramanin e “Betimit për Drejtësi”
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari (shitës i mallrave ilegale) se ka kanosur me jetë stafin e “Betimit për Drejtësi“, gjegjësisht gazetaren hulumtuese Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu, pasi po zhvillonin një hulumtim, i cili do të shfaqet në shtator dhe janë aktivizuar edhe organet shtetërore, të cilat kanë reaguar në gjetjet e hulumtimit, pas të cilave kanë pasuar kërcënimet me jetë ndaj stafit të “Betimit për Drejtësi” nga protagonistët që ishin zënë duke shkelur ligjin.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është arrestuar një mashkull kosovar, si i dyshuar për kanosje ndaj dy gazetarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


“Betimi për Drejtësi“, të shtunën ka raportuar se kameramanit Aliu i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani, duke u shprehur se atë së bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.

“Betimi për Drejtësi”, rastin e kërcënimit ndaj stafit të tij e kishte raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka ftuar Policinë dhe organet e drejtësisë të hetojnë kërcënimin ndaj stafit të “Betimit për Drejtësi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori