Playboi Carti, i dashuri reperes australiane Iggy Azalea, është arrestuar pasi është kapur nën posedimin e lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

Policia i kishte gjetur 23-vjeçarit, emri i të cilit është Jordan Terrell Carter, gjësendet ilegale të enjten në veturën e tij të llojit Lamborgini.


26787224 8186115 image a 3 1585947448793 Makina e Playboi Carti (Foto: TMZ)

Oficerët e qarkut Clayton, Georgia pretendojnë se ata kishin zbuluar drogë dhe armë në automjet gjatë ndalimit të trafikut.

Ndërkaq, burime të TMZ pretendojnë makina luksoze e reperit përmbante 12 qese marihuanë, xanax, osksikodon, kodeinë dhe tre armë zjarri.

26787230 8186115 Haul TMZ s sources claim that the rapper s luxury vehicle contai a 78 1585948783255

Carti dhe Azalea kanë shijuar një marrëdhënie me ndërprerje, ku njëherë u ndanë e më pas u bashkuan sërish.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Iggy kishte shkruar në rrjetin e saj social Instagram se ishte beqare, ndërsa paparacit e kishin fotografuar në janar të këtij viti së bashku me reperin duke udhëtuar nga Sydney për në Los Angeles. /Telegrafi/