Mediat spanjolle kanë bërë publike detaje lidhur me një organizatë të fuqishme droge me bazë në Galicia të Spanjës, që drejtohej nga një shqiptar.
Këtë të hënë, disa nga anëtarët janë arrestuar, mes tyre edhe “koka” e organizatës.
Media spanjolle “ABC” raporton se në krye të kësaj organizatë ishte shqiptari me iniciale V.V., 39 vjeç. Ai përshkruhet si një i “regjur” në botën e krimit, që është marrë me trafik droge për një kohë të gjatë. V.V., i cili bënte një jetë modeste në qytetin spanjoll Santiago de Compostela, është mes 8 personave të arrestuar deri më tani në kuadër të aksionit të nisur nga “Guardia Civil” në muajin shkurt.
V.V. udhëhoqi një organizatë kriminale e dedikuar në futjen në Galica të narkotikëve për tu rishitur më pas po në Galicia dhe Asturias, një tjetër rajon në Spanjë.
Mes të burgosurve është edhe M.F.V., një spanjoll, i cili konsiderohet nga hetuesit “truri” i organizatës. M.F.V., i njohur nga policia spanjolle për precedentët e shumtë në fushën e narkotikëve, ishte nën urdhrat e drejtpërdrejtë të ‘bosit’ shqiptarit.
V.V. kishte pesë persona që punonin drejtpërdrejtë nën urdhrat e tij, që sipas hetimeve ishin përgjegjës për “kërkimin e blerësve të drogës, shpërndarjen, sigurimin e mbështetjes logjistike dhe garantimin e sigurisë për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme”, transmeton syri.net.
Siç shpjegohet nga hetimet e “Guardia Civil”, këta të pestë, kishin në urdhrat e tyre të tjerë persona, të cilët blinin drogën. Këta të fundit ngarkoheshin që të udhëtonin edhe jashtë vendit për të siguruar drogës e më pas ta sillnin në Spanjë.
Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime.
Të hënën u konfiskuan 4 kg kokainë, 1.7 kg heroinë dhe 500 gram lëndë që përdorej si përzierës për drogën. Janë sekuestruar edhe dy automjete.
Më herët, këtij grupi i janë bërë sekuestrime të tjera droge. Në Mars, është sekuestruar 1 kg kokainë dhe një grua është vënë në pranga. Ndërsa në shtator është sekuestruar 1 kg heroinë dhe një burrë është arrestuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës