Arrestohet 32 vjeçari në Prishtinë i dyshuar për grabitje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit me inicialet A.G., 32 vjeç.
Ndërkaq, pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































