LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar në Prizren, policia iu gjeti në veturë substanca narkotike dhe armë

Arrestohen tre të dyshuar në Prizren, policia iu gjeti në veturë substanca narkotike dhe armë

Policia e Kosovës gjatë të martës ka ndaluar një veturë ne Prizren, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe substanca narkotike.

Si pasojë, tre të dyshuarit të cilët gjendeshin në veturë janë arrestuar.


Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se rasti ka ndodhur me datë 20.04.2021, në ora 18:10.

“Policia ka ndaluar automjeti ËV Golf 4 (targat e njohura për policinë) në të cilin ndodheshin tre (3) persona të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në njoftim.

Gjatë realizimit të kontrollit siç njofton policia, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një (1) thikë, një (1) pako me rizlla dhe tre (3) telefona celular.

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore. Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.)”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substance e dyshuar për narkotike e llojit Marihuane me peshe 8.49 gram, një (1) pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre (3) fishek,  një (1) pistoletë me gaz me mbishkrimin ,,Class Magnum“,  tre (3) fishek, municion kalibër i panjohur, një (1) thikë me hapje, një (1) shufër gome, një (1) qese najloni me qese të vogla të zbrazëta, një (1) pako me rizlla, një (1) boks metali ngjyrë e zezë

“Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori