LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Gjirokastër për trafik droge

Arrestohen tre persona në Gjirokastër për trafik droge

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar kishin përshtatur automjetin për të fshehur lëndën narkotike me qëllim trafikimin e saj.


Njëri prej të arrestuarve kontrollonte rrugën në mënyrë që mos hasnin në asnjë pengesë me policinë, ndërsa dy personat e tjetër e ndiqnin nga pas.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se është arrestuar M. Ç., 37 vjeçe dhe S. Rr., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër si dhe F. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë – Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. Rr. dhe pasagjere shtetasen M. Ç.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori