LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen në Ferizaj, dy shtetas të Maqedonisë për falsifikim të parave

Arrestohen në Ferizaj, dy shtetas të Maqedonisë për falsifikim të parave

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësiti i Krimeve Ekonomike kundër korrupsionit, rajoni i Ferizajt, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i parasë’.

“Me datën 6 dhjetor 2019 nga pikëpalimi kufitar në Glloboçicë njësitet policore kanë marrë informatë për një rast dyshimi për ‘falsifikimin e parasë’, ku të dyshuarit tashmë të arrestuar janë ndaluar nga Policia Kufitare, të cilët gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve kanë gjetur të fshehura kartëmonedha të falsifikuara.

Persona e arrestuar lidhur me këtë rast janë: B. A. lindur me 1993 m/sh/maqedonas dhe V. H. lindur me 1987 m/sh/maqedonas.

Kontrollimi i të dyshuarve është bërë me kërkesë të hetuesve policorë të Kaçanikut, të cilët kishin informatë se të dyshuarit kanë bërë pagesë në një pompë të derivateve me bankënota të falsifikuara, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të hollësishëm nga Policia Kufitare PKK-Glloboçicë janë gjetur (2×500.00€, 11×100.00€, 60×50.00€) në total 73 kartëmonedha në vlerë prej 5.100.00 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha këto kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara me autorizim të prokurorit të shtetit si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht dhe do të dërgohen për ekzaminim në Agjencionin Kosovar për Forenzikë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori