LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Strugë, të cilët kanë qenë në arrati

Arrestohen katër persona në Strugë, të cilët kanë qenë në arrati
Foto: Arkiv

Policia e Strugës në periudhën prej datës 11 deri më datën 14 të këtij muaji ka arrestuar katër persona nga Struga dhe rajoni , të cilët i kanë ikur dënimit me burg, ndërsa për një pjesë prej tyre është dhënë urdhër arrest.

Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski, informoi se janë arrestuar personat B.D (43), I.M (47), D.U (30) dhe R.I (32), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fshatin Koroshishtë të Strugës më 11 tetor është arrestuar B.D (43), i cili i arratisur ka tentuar ta shmang dënimin me burg prej dhjetë muajsh të shqiptuar nga Gjykata Themelore – Ohër për vepër të kryer penale “përdhunim”. Ai është transferuar në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese – burgun në Strugë.


“Më 13 tetor, është arrestuar edhe I.M (47) nga fshati Ladorisht i Strugës. Ai ka qenë në arrati, ndërsa është dënuar nga Gjykata Themelore – Ohër me dy vite burg për veprën ndëshkuese “mashtrim”, si dhe dënim me burg prej një viti të shqiptuar nga Gjykata Themelore Gostivar për vepër penale “pengim të personit të autorizuar në ushtrimin e detyrës zyrtare”.

Të njëjtën ditë në fshatin Livadhi të Strugës, është arrestuar D.U (30) nga fshati Koroshishtë, i cili për veprën e kryer penale “përpunim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe trafikim me armë dhe materie spërkatëse”, nga Gjykatat Themelore në Strugë, paraprakisht është dënuar me tre vite burg, pastaj me vendim të gjykatës së njëjtë, është zvogëluar në 10 muaj e 24 ditë. Ai është transferuar për vuajtjen e dënimit në SHNP – burgun “Strugë”.

Pas urdhër arrestit të shpallur nga Gjykata Themelore Shkup 1, më datën 14 të këtij muaji, në fshatin Frangovë të Strugës, është arrestuar edhe R.I (32) nga i njëjti fshat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori