LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Rahovec pasi u rrahën mes vete, përdorën edhe armë

Arrestohen katër persona në Rahovec pasi u rrahën mes vete, përdorën edhe armë
trotinet

Katër persona janë arrestuar të martën mbrëma në Rahovec, pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Policia njofton se fillimisht janë përleshur dy prej tyre e më pas në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë, dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër.


“Rahovec 01.08.2023 – 18:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gaz dhe tri gëzhoja”, bëhet e ditur tutje.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/