LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona, dyshohet se vodhën stoli ari me një vlerë të konsiderueshme

Arrestohen katër persona, dyshohet se vodhën stoli ari me një vlerë të konsiderueshme
Foto: Ilustrim

Rreth orës 15:00, të datës 24 janar 2019, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur stoli ari me një vlerë të konsiderueshme.

Kështu thuhet në një njoftim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, sipas të cilit njësitet policore menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete, ku vetëm pak orë pas kryerjes së veprës penale është arritur që të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.

Kështu, bëhet e ditur se personat e dyshuar të arrestuar janë:


• G. H. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• G. M. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• A. H. 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• I. M 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar stoli ari dhe gjësende të ndryshme, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë. /Telegrafi/