LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar në Rahovec, iu gjetën në veturë 9 qese me marihuanë

Arrestohen dy të dyshuar në Rahovec, iu gjetën në veturë 9 qese me marihuanë

Dy persona me inicialet A.D dhe S.H janë arrestuar pasi në veturën e tyre janë gjetur nëntë qese me substanvë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy grinder.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Rahovec.

“Më 28 mars 2025, rreth orës 12:00, zyrtarët patrullues të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një patrullimi rutinë në qytetin e Rahovecit, kanë ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin dy persona.


Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave brenda tij, policia ka gjetur nëntë (9) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy ‘grinder’ për bluarjen e marihuanës. Si rezultat i këtij aktiviteti, dy shtetas kosovarë, A.D. dhe S.H., janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sipas njoftimit me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të PK-së. /Telegrafi/