LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Shkup, shantazhuan me video eksplicite një 21-vjeçar

Arrestohen dy persona në Shkup, shantazhuan me video eksplicite një 21-vjeçar

Sot (24.05.2023) zyrtarët policorë kanë privuar nga liria T.S.(18) dhe S.S.(46) nga Shkupi (djali dhe babai) për shkak të dyshimit të arsyeshëm veprën e kryer “shantazh”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 259 i Kodit Penal të RMV.

Më datë 20.05.2023, T.S. i ka kërkuar para një 21-vjeçari nga Shkupi duke e kërcënuar se nëse nuk i jep para do të publikojë video të 21-vjeçarit nga Shkupi me përmbajtje eksplicite. I dëmtuari më 23.05.2023 i ka dhënë para T.S, por ai ka vazhduar të telefonojë dhe të kërkojë më shumë para, pas së cilës viktima ka raportuar rastin në SPB Shkup.


“Pasi të dëmtuarit i janë dhënë para të përpunuara teknikisht, ai ka bërë marrëveshje me T.S që t’i dorëzonte paratë përballë një qendre tregtare në bulevardin “K.J. Pitu”. T.S erdhi së bashku me të atin S.S. dhe pas marrjes së të hollave, ata menjëherë janë privuar nga liria nga policët SPB Shkup dhe në një bisedë zyrtare kanë pranuar veprën penale. Pas dokumentimit të çështjes do të bëhet kallëzimi penal sipas nenit 259 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori