LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy ‘inspektorë të rrejshëm’ të MPB-së

Arrestohen dy ‘inspektorë të rrejshëm’ të MPB-së

SPB e Tetovës bën të ditur se janë arrestuar dy persona nga Stara Sella, pasi që me armë në dorë janë paraqitur sikur inspektorë të MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëdhënësit, Marjan Josifovski, personat M.J (68) dhe D.S (30), të dehur dhe me pistoleta, të cilat i kanë patur pa leje, kanë kërkuar pije dhe i kanë legjitimuar të pranishmit në një objekt hotelierik në fshatin Kopanicë.


Gjatë kontrollit, atyre u janë marrë pistoletat, ndërkaq në veturë u janë gjetur gëzhoja plumbash. Gjithçka është forografuar dhe evidentuar për t’u bërë ekzaminimi. Që të dy do të përballen me padinë e duhur për rastin në fjal./Telegrafi/