LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen disa persona nga Tetova dhe Gostivari për transport ilegal të druve për ngrohje

Arrestohen disa persona nga Tetova dhe Gostivari për transport ilegal të druve për ngrohje
Foto: Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se dje Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar disa persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit për transport të drurëve pa leje përkatëse.

Ndaj personave të arrestuar MPB njofton se do të përgatis parashtresë përkatëse.

“Dje (08-shtator) në ora 19:30 në Vollkovi të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat G.J.(49) nga Gostivari dhe J.S.(63) nga ky fshat, të cilët me dy traktorë me rimorkio transportonin dru dushku pa dokumentet e nevojshme, pasi janë gjetur më parë në rajonin e fshatit. Dy personave iu sekuestruan traktorët “imt”, dy sharra motorike dhe drutë, të cilët janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.


“Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (08-shtator) në ora 16:15 dhe 19:00 kanë ndaluar personat Sh.H.(48), I.D.(27), J.D.(38) dhe N.D.(30), të gjithë nga Çegrani i Gostivarit, të cilët janë gjetur në rrugën lokale të fshatit, në zonën “Jolov doll”, duke transportuar dru zjarri pa dokumentet e nevojshme me vetura (xhipa).

Atyre u janë marrë dy automjete, drutë dhe po aq sharra motorike dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të vijojnë parashtresat sipas nenit 226 të Kodit Penal për ‘shkatërrim pyjesh’”, thonë nga SPB-Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori