LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 70 persona për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, vetëm në Pejë u arrestuan 35 prej tyre

Arrestohen 70 persona për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, vetëm në Pejë u arrestuan 35 prej tyre

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka arrestuar 70 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet lidhur me pandeminë COVID-19.

Më së shumti persona të arrestuar gjatë 24 orëve pati në komunën e Pejës, ku policia arrestoi gjithsejtë 35 persona, pastaj me nga 10 persona të arrestuar renditen Prishtina dhe Gjakova, në Prizren u arrestuan 5, Gjilan 4 dhe nga 3 persona u arrestuan në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Rastet e plota:

Fsh. Shakovicë, Podujevë 14.04.2020-02:10. Nga njësiti policor është takuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregulltë.

Gllogoc 14.04.2020 – 09:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë 14.04.2020 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Banullë, Lipjan 14.04.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 14.04.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 14.04.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar veturën e tij pa regjistruar ndërkohë nuk ka respektuar vendime Qeverisë. Vetura i është konfiskuar ndërsa i njëjti pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Vragoli, F. Kosovë 14.04.2020-21:00. Është raportuar se tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë janë takuar në rrugë dhe të cilët janë shoqëruar në polici pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Skënderbeu, Gjilan 13.04.2020 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Alush Rexhepi, Gjilan 13.04.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Verban, Viti, 13.04.2020-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Babush, Ferizaj 14.04.2020-11:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave ka filluar ti fotografoj dhe incizoj zyrtarët policor . I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Gërlicë , Ferizaj 14.04.2020-17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Brezovicë 14.04.2020-14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar duke punuar në një restorant i cili nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Hysni Morina, Prizren, 14.04.2020-01:40. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Budakovë, Suharekë, 14.04.2020-20:56. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

Rr. Mulla Agani, Pejë 13.04.2020 – 22:00. Janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Ilir Merturi, Klinë 14.04.2020 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Bekim Berisha, Pejë 13.04.2020 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Mbreti Zog, Pejë 13.04.2020 – 22:50. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Dresnik, Klinë 13.04.2020 – 21:48. Është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovarë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Mulla Agani, Pejë 13.04.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Toni Bler, Pejë 13.04.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Fehmi Agani, Pejë 14.04.2020 – 01:25. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi të që njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Toni Bler, Pejë 13.04.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 14.04.2020-16:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici, pasi është takuar duke punuar në lokalin e tij me ç’rast nuk i ka respektuar vendime e Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Leshan, Pejë 14.04.2020-21:51. Është raportuar se janë takuar dymbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

Fsh. Vlashnje, Prizren 14.04.2020 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka dalë nga zona e Malishevës e cila është në karantinë dhe së bashku me pesë persona të tjerë ishin duke shkuar për të punuar në ndërtimtari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Kolë Lleshi, Gjakovë 14.04.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë i cili është takuar duke punuar në lokalin e tij. Me vendi të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. Ali Pash Tepelena 14.04.2020-22:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë, 13.04.2020-23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është takuar duke lëvizur pa ndonjë arsye gjato kohës së kufizimit të lëvizjes nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Fsh. Smrekonicë, Vushtrri , 13.04.2020 – 16:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, e njëjta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 15.04.2020-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e kishte respektuar vendimin e Qeverisë, i njëjti pas intervistimit me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori