LAJMI I FUNDIT:

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Arrestimi i Tefik Mustafës nga autoritetet serbe nxjerr në pah manipulimin e Serbisë me listat e të vrarëve në Kosovë, ka deklaruar Bardhyl Mahmuti, njëri prej themeluesve të UÇK-së.

Ai ka thënë se në kumtesën e djeshme të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, kriminelit Ivica Daçiq dolën në shesh emrat e policëve që Qeveria e Serbisë i kishte zhvendosur në “listën e civilëve të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999”.

“Duke njohur mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Serbisë, është plotësisht e besueshme që fati i policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq, Predrag Millosheviq dhe Predrag Millkoviq të kishte qenë i njëjtë si i policit Sreçko Majanoviq, i cili kishte vdekur më 4 gusht 1998, nga plagët e marra gjatë luftimeve me UÇK-në më 1 gusht 1998, u “ringjall” në vitin 1999, për t’u “rrëmbyer dhe zhdukur nga terroristët shqiptarë, pas përfundimit të luftës””, ka thënë ai.


Ai theksoi se kumtesa e Daçiq është kundërthënëse, pasi fillimisht shpall Tefik Mustafën si “të dyshuar për krime kundër civilëve”, ndërkaq sjell “deklaratat e dëshmitarëve për tre policë të rrëmbyer”, por nuk ka asgjë kundërthënëse në mënyrën e funksionimit të Serbisë nën udhëheqjen e atyre që ishin pjesëmarrës të institucioneve shtetërore gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Bardhyl Mahmuti ka thënë se ka verifikuar disa të dhëna pasi e ka lexuar njoftimin e autoriteteve serbe për rastin.

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së
Lexo po ashtu Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

“Meqenëse pretendohet se policët ishin rrëmbyer më 19 qershor 1999, fillimisht kërkova emrat e tyre në listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme “të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999”. Nuk i gjeta emrat e tyre! Pastaj kërkova në “listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të vrarë, të rrëmbyer ose të zhdukur nga 1 janari 1998 deri më 10 qershor 1999”. As aty nuk ishin! Në fund konsultova “listën e civilëve serbë e malazias të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999. Në numrin rendor 446 të kësaj liste figuron “Goran Marinkoviqi, i lindur më 25.09.1972, në Slivovë, nga babai Srbolub”.

“I rrëmbyer më 19.06.1999 në rrugën Slivovë-Prishtinë, së bashku me të njohurin e tij, Zhivorad Paviq, me të cilin udhëtonin për në Vranjë”. Është e kuptueshme që mos përfshirja e Goran Marinkoviqit dhe Zhivojin Paviqit në “listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme” dhe prezantimi si “civilë të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999” kushtëzoi fshehjen e të dhënave se këta të dy kanë qenë kolegë, por prezantohen vetëm si persona që njiheshin. Më kot kërkova emrin e policit Predrag Millosheviq. Ai nuk figuron në asnjërën nga listat e publikuara deri tani nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh tutje.

Mahmuti thotë se sikurse në rastin “Panda” dhe në shumë procese të kurdisura nga pushteti serb, ku u arrestuan shqiptarë të pafajshëm, dje u arrestua Tefik Mustafa dhe se reagimi i institucioneve shtetërore të Kosovës, të Shqipërisë dhe atyre ndërkombëtare duhet të jetë i menjëhershëm dhe i ashpër.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Ambasadori i SHBA në KS të OKB:  Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Lajme
U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Lajme
Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Lajme
“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

Lajme
Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Lajme
Kalo në kategori