LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, Mitsotakis: Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, Mitsotakis: Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Në një intervistë për mediat greke ai i ka dërguar dhe një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama ku tha se një sjellje e tillë në kurriz të monoritetit mund të rrezikojë marrëdhëniet dypalëshe.


Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të vijohet kështu, do të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien midis dy vendeve, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut
Lexo po ashtu Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

“Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar”, tha kryeministri grek.

Nga dënimi për nxitje të urrejtjes tek hetimi për masakrën e Peshkëpisë, kush është Fredi Beleri
Lexo po ashtu Nga dënimi për nxitje të urrejtjes tek hetimi për masakrën e Peshkëpisë, kush është Fredi Beleri

“Shqipëria ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, tha Mitsotakis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori