Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimi penal është regjistruar për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme depozituar në datën 07.03.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën “Arrest në burg” për personin nën hetim Evis Berberi, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
GJKKO gjithashtu vendosi caktimin e masës “Arrest në burg” për personin nën hetim Valter Begaj, ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë ‘N….. Group’ sh.p.k., dhe ortak i shoqërisë ‘D…..’ sh.p.k., i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer në bashkëpunim dhe personin nën hetim E.L., administrator i shoqërisë ‘D….’ sh.p.k., dhe punonjës i shoqërisë ‘N…….Group’ sh.p.k., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekutoi në datën 13.03.2024, masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj tre të hetuarve.
SPAK thekson se “nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi E. B., fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria ‘N……. Group’, sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë ‘D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij. Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë ‘N…… Group’, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. ‘D…..’ sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë ‘D…..’ sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi E. B., dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, të parashikuara nga neni 287, gërma ‘d’ të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese ‘në bashkëpunim’, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë ‘N….. Group’, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B., ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë ‘D……’ sh.p.k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal. Investimi në veprimtarinë ekonomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë ‘D…..’sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma ‘d’ të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., ‘N…Group’ sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., ‘N…Group’ sh.p.k. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria ‘D….’ sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh”. /Tch/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!