Policia ka raportuar disa raste gjatë ditës së djeshme, lidhur me mbajtje të paautorizuar të armëve, lëndime trupore dhe përdorim të pajisjeve të paautorizuara.

Në Prishtinë, një mashkull kosovar është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me karikator dhe 10 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.


Po ashtu, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në lagjen Ujmani, policia ka konfiskuar dy gëzhoja dhe rasti është nën hetime.

Një tjetër rast në rrugën Astrit Rrushi, një person ka pësuar lëndim të lehtë trupor, ku viktima është sulmuar nga gjashtë persona.

Tek një i dyshuar janë sekuestruar armë, mjete të mprehta – thika dhe 151 fishekë, dy karikatorë dhe pjesë shtesë për armë si dhe tri leje për armë, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në të gjitha rastet është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/