Një grua që po udhëtonte nga Dubai, është arrestuar në Lagos të Nigerisë, pasi është zënë me 1,72 kilogramë kokainë.

Dorothy Onyekasi e ka vënë një çantë poshtë fustanit, duke pretenduar se është shtatzënë.


Por, 41-vjeçarja është vërejtur nga skanerët që ndodhen në dyer, se nuk e ka barkun e fryrë, transmeton Telegrafi.

Pasi është kontrolluar nga forcat e sigurisë, asaj i është gjetur çanta që përmbante 86 qese të paketuar mirë, me materien e ndaluar.

Kokaina që është gjetur te nëna e tre fëmijëve, arrin vlerën e 100 mijë eurove.

“Më ka lënë burri dhe fëmijët i rrisë e vetmuar. Desha të bëja një jetë më të mirë për ata, por paska qenë një gabim i madh”, ka thënë Onyekasi. /Telegrafi/

Onyekasi4

Onyekasi3

Onyekasi2