LAJMI I FUNDIT:

Arratiset një i ftuar nga “Specialja”, avokati Bullakaj thotë se klienti i tij është kidnapuar (Video)

Arratiset një i ftuar nga “Specialja”, avokati Bullakaj thotë se klienti i tij është kidnapuar (Video)

Remzi Shala, i ftuar nga Gjykata Speciale nuk është në shtëpinë e tij.    

Avokati Natal Bullakaj, thotë se para një jave është njoftuar se klienti i tij Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur.


“Kuptuam se ai ishte marrë nga zyrtarët e EULEX-it, të veshur me rroba civile. Pastaj e kanë dërguan në një restorant ku i kanë dorëzuar ftesën për t’u paraqitur në cilësinë e të dyshuarit”.

Bullakaj në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se atë ditë ai ka komunikuar me klientin e tij, Remzi Shala, i cili i ka thënë se nuk është i gatshëm për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale.

“Më ka thënë se askujt keq nuk i kam bërë dhe nuk kanë arsye pse të më marrin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati i Remzi Shalës ka thënë se klienti i tij është njoftuar se nuk është i qasshëm.

“Jam njoftuar edhe nga nipi i tij, i cili e ka përcjellë vazhdimisht edhe në një proces tjetër, se Remzi Shala e ka mbyllur edhe telefonin dhe nuk gjendet në Kosovë. Familjarët kanë thënë se nuk dimë për vendndodhjen e tij”, tha avokati i Remzi Shalës, i ftuar nga Gjykata Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori