Pas alarmit të dhënë, policia është vënë në kërkim të tij dhe e ka gjetur të nesërmen e arratisjes në shtëpinë e tij pranë bashkëshortes shtatzënë.

Shqiptari ka deklaruar se është arratisur pasi bashkëshortja kishte probleme me shtatzëninë dhe se kishte nevojë ta shihte atë nga afër.


Por, pavarësisht kësaj, ai nuk i ka shpëtuar vendimit për ta riatdhesuar në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Artakis. /Telegrafi/