LAJMI I FUNDIT:

Arrat indiane mund t’ju japin një buzëqeshje në fytyrë, por kanë edhe efekte të tjera pozitive

Arrat indiane mund t’ju japin një buzëqeshje në fytyrë, por kanë edhe efekte të tjera pozitive

Nuk ekziston dozë ideale e arrës indiane, të cilën duhet ta hani çdo ditë, por patjetër përfshijeni në ushqim, sepse janë të pasura me zink, kalium, hekur, kalcium, fosfor dhe vitaminë B. Njëqind gramë arra indiane kanë 523 kalori.

Mirëpo, nuk jeni të detyruar të hani atë sasi, mjafton vetëm një grusht sosh.


Arra indiane përmban triptofanin e rëndësishëm të aminothartirës që rregullon humorin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Nëse konsumoni rregullisht arra indiane, do të ndiheni të shkarkuar nga stresi, ankthi dhe depresioni. Dy grushte arra përmbajnë të njëjtën sasi të kësaj aminothartire si edhe shumica e antidepresivëve, por pa efektet anësore.

Pos këtyre që i përmendëm më sipër, arra indiane i bën mirë edhe shëndetit të sistemit kardiovaskular, muskujve dhe eshtrave. Gjithashtu, arra indiane konsiderohet si një afrodiziak i suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori