LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger e ka prezantuar makinën e parë elektrike nga Hummer (Foto)

Arnold Schwarzenegger e ka prezantuar makinën e parë elektrike nga Hummer (Foto)

Ish-guvernatori i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara dhe aktori i famshëm që ka një koleksion marramendës të veturave, ka bërë një prezantim të veçantë.

Arnold Schwarzenegger ka treguar të parin Hummer H1, që lëviz me mbushje elektrike, transmeton Telegrafi.


Për nga pamja e jashtme vetura nuk dallon nga paraardhësit, por materiali i përdorur ka bërë që të jetë shumë më i lehtë, me peshë rreth 3,300 kilogramë.

Me anë të dy motorëve që kanë nga 100 kWh, mund të prodhojë deri në 483 kuajfuqi, teksa arrin shpejtësi maksimale prej 120 kilometrave në orë.

Ky Hummer që është në fazën testuese, mund të lëvizë për 300 kilometra me vetëm një mbushje baterie. /Telegrafi/