LAJMI I FUNDIT:

Armë dhe pajisje moderne, për Repartin Special RENEA (Foto)

Armë dhe pajisje moderne, për Repartin Special RENEA (Foto)

Gjatë ditës së sotme, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë marrë pjesë në një ceremoni për prezantimin e pajisjeve të reja dhe armatimit të vënë në dispozicion të Repartit Special RENEA.

Ky investim arrin në vlerën e katër miliardë lekëve shqiptare. Ndërsa, është produkt i një projekti të përpiluar në vitin 2015.


Projekti parashikon rinovimin dhe kompletimin me pajisje mbrojtëse, të komunikimit, armatimit, pajisje speciale, mjete lëvizëse rrugore, pajisjeve të ndihmës së shpejtë dhe uniformave bashkëkohore të punonjësve të Forcës Speciale në repartin RENEA. /Telegrafi/