Ekspedita e fundit arkeologjike gjatë qershorit zbuloi një mur rrethues dhe gjurmë të jetës që shkojnë shumë më larg në kohë se ajo që mendohej më parë. Arkeologu Genci Kaçi pjesë e ekipit të arkeologëve që morën pjesë në gërmime, i përshkruan gjetjet si shumë të rëndësishme për të rishkruar historinë e qytetit antik.
Monumentet që mundësohen për tu vizituar sipas tij brenda parkut po shtohen dita ditës, bashkë me interesin shkencor për një nga sitet më pak të gërmuar arkeologjikë në Ballkan.
Më parë gërmimet në kuadratin e akropolit të qytetit antik, zbuluan përmasën e vërtetë të një bazilike paleokristine, ndërsa arkeologët shpresojnë se gërmimet e mëtejshme pranë një blloku banesash, do të kontribuojnë në rishkrimin e historisë për Finiqin.
Përgjegjësi i Sektorit të Monumenteve të Kulturës në Sarandë, Altin Ahmeti, tregon se turistët janë shtuar ndjeshëm, por parku gjendet ende jashtë axhendës së agjencive turistike dhe mungojnë investimet në infrastrukturë.
Parku Arkeologjik i Finiqit u krijua në vitin 2005. I vendosur në një kodër 283 m mbi nivelin e detit me pozicion strategjik dhe me fushëpamje gjithë luginën deri në liqenin e Butrintit, qyteti antik ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të kohës. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen