Ariu zhytet në pishinën e një banoreje të Connecticut-it

Një grua nga Connecticuti ndau një video të një ariu që hyri në pronën e saj dhe përfundoi duke i shpëtuar vapës, me një zhytje në pishinën e saj.
Theresa Sanderson ndau një video të ariut duke notuar në pishinën pas shtëpisë së saj në Newington, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se ariu kaloi disa minuta duke notuar përpara se të dilte nga uji dhe të largohej nga prona e saj.
Departamenti i Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit i Connecticutit, tha se ka pasur 51 raste të raportuara të arinjve në Newington deri më tani këtë vit.
Një banore e Auburn, Kaliforni, ndau një video në maj të një ariu dhe të voglit duke vizituar pishinën e saj, për ‘një mësim noti’. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































