Ariu vizitoi verandën e një pronari shtëpie në Virxhinia, i ra ziles dhe iku me vrap nga aty

Kamera e sigurisë së një pronari shtëpie në Virxhinia-n Perëndimore regjistroi momentin kur një ari u end në verandën e tij gjatë natës dhe i ra ziles së derës.
Dustin Smith nga Fairmont postoi një video në Facebook që tregonte ariun duke u endur tek pragu i derës së shtëpisë pak pas orës 11 të mbrëmjes dhe duke hetuar kamerën e ziles së derës, transmeton Telegrafi.
Siç shihet në video, ariu i ngjitet shkallëve të verandës së shtëpisë për t’iu afruar derës.
Më pas gabimisht i ra ziles dhe kur dëgjoi tingullin u largua me furi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































