LAJMI I FUNDIT:

Ariu i hapi me lehtësi dyert e një veture, derisa ishte duke kërkuar për ushqim (Video)

Ariu i hapi me lehtësi dyert e një veture, derisa ishte duke kërkuar për ushqim (Video)

Sikur të ishte njeri, një ari është ngritur në këmbë dhe me putra arriti të hapte dyert e një makine në Tennessee të Shteteve të Bashkuara.

Me të hapur të dy dyert njëherësh, hyri brenda dhe kërkonte ushqim, derisa doli jashtë pa shkaktuar ndonjë dëmtim, transmeton Telegrafi.


Ngjarja ndodhi afër një zone malore, kur besohet se jetojnë rreth 1,600 arinj, të cilët shumë rrallë shihen në zona të banuara.

Banorëve dhe turistëve, iu kërkohet që të mos lënë ushqime apo paketime të tyre, pasi që mund të joshin këto kafshë, për të dalë nga mali në këtë formë. /Telegrafi/