LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë sulmojnë kosheret e bletëve në Korçë, investimi i një viti shkon dëm

Arinjtë sulmojnë kosheret e bletëve në Korçë, investimi i një viti shkon dëm

Banorët e fshatit Dajmanec në Korçë merren kryesisht me rritjen e bletëve. Prej vitesh ata kujdesen për kosheret e bletëve, dhe nënproduktet që përfitojnë si mënyra e vetme për të siguruar të ardhura.

Por muajin e fundit ata po përballen me një fenomen shqetësues që nuk I kishte ndodhur më parë.

Arinjtë afrohen drejt fshatit dhe i dëmtojnë kosheret duke shkaktuar humbje të mëdha.


“Nuk kemi pasur asnjëherë probleme, ndërsa kemi një muaj që jemi përballur me ariun. Kanë ikur njerëzit, kanë ngelur shumë pak dhe mbase po ja lëmë vendin ariut. Ka një muaj ky muhabet dhe na ka bërë dëm shumë të madh. Hyn, dëmton, prish bletët e ikën. Nuk është problem vetëm këtu por në gjithë zonën përreth. Gjithmonë natën hyn. Dëmi është i pallogaritshëm”, thotë Mehdi Horanlli, bletërritës për Euronews Albania.

Një tjetër bletërritës tregon se ariu e ka detyruar të heqë gjithë kosheret e bletëve ndërkohë që zgjidhja e vetme është eliminimi i kafshës së egër, por ata ende nuk kanë një urdhër nga institucionet përkatëse për këtë.

“I larguam të gjitha se na i ngacmonte ariu shumë. E ruajta një javë, 10 ditë dhe erdhi prapë. Ka ngacmuar edhe të tjerët. Po nuk pate armë ta gjuash do rrezikosh se s’ke ç’i bën atij. Është kafshe e egër. Hyn në park, provon kush ka mjaltë me shume e ngre, e shpartallon, e thyen dhe e ha”, shprehet Shpëtim Hoxhalli, bletërritës.

Dëme të tilla arinjtë kanë shkaktuar edhe në fshatra të tjera të njësisë administrative Voskop dhe Voskopojë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori