LAJMI I FUNDIT:

Arineta Mula, imazhi i North Face 

Arineta Mula, imazhi i North Face 

Bjeshkatarja dhe aktivistja kosovare Arineta Mula është një nga fytyrat e fushatës së kompanisë së njohur të veshjes për bjeshkë North Face, në kuadër të fushatës së quajtur ‘She Moves Mountains’ (Ajo Lëvizë Njeshkë). 

Fotoja e saj nga Himalajet është e vendosur në një billboard gjigant në ShBA ku ka filluar kjo fushatë. Arineta është pjesë e ekspeditës së parë kosovare për në pikën më të lartë të botës Mount Everest, në të njëjtën kohë ajo ka ngjitur edhe shumë bjeshkë të tjera anë e mbanë botës.


Arineta tash në bashkëpunim me Balkan Natural Adventure është duke punuar ne promovimin e Bjeshkëve të Nemuna duke punuar si udhërrëfyese me klientë anë e mbanë botës, duke përfshirë Singaporin, Britaninë, Kanadanë, etj.

Arineta është kosovarja e parë që punon si udhërrëfyese për një udhëtim të plotë në Peaks of the Balkans – një shteg mbi 100 kilometra. Deri tash udhërrëfyeset tjera femra kanë udhëhequr vetëm pjesë të këtij shtegu.

Në kuadër të punës së vet, Arineta bënë edhe promovimin e guides bjeshkatare te femrat, që është një profesion specifik dhe mund të jetë një vend i mirë i punës që kombinon kënaqësinë me të ardhurat. /Telegrafi/