Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka festuar së fundmit ditëlindjen e saj të 26-të.

Në një mbrëmje verore dhe me një festë private me jo shumë të ftuar, Arilena duket se e shijoi në maksimum festën për një tjetër vit më shumë në jetën e saj.


Ajo u kujdes që në këtë ditë të veçantë të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi nga festa e realizuar në ballkonin e një penthouse-i.

arilenaaraa 1721250584 3414419831862420194 474148180

Këngëtarja e hitit "Aeroplan" dukej tejet atraktive e veshur me një fustan të zi transparent, teksa vuri në pah linjat e saj trupore.

Ajo ishte veshur me një palë të brendshme të zeza, të cilat theksonin të pasmet e saj, teksa pranë saj gjendej edhe i dashuri i vet, Popi Kola.

arilenaaraa 1721250584 3414419831870931900 474148180

Arilena realizoi disa fotografi me njerëzit e saj të afërt që kishte ftuar në këtë festë, ndërsa mori urime të shumta nga një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale. /Telegrafi/

arilenaaraa 1721250584 3414419832130794882 474148180

arilenaaraa 1721250584 3414419831862412664 474148180

arilenaaraa 1721250584 3414419831879284648 474148180 Foto: Arilena Ara/Instagram

arilenaaraa 1721250584 3414419832021806705 474148180 Foto: Arilena Ara/Instagram