LAJMI I FUNDIT:

Arijon Ibrahimovic largohet nga Bayerni dhe transferohet në Serie A

Arijon Ibrahimovic largohet nga Bayerni dhe transferohet në Serie A

Arijon Ibrahimovic do të largohet nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar kosovar është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2018 ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre deri në ekipin e parë.

17-vjeçari ka debutuar edhe me ekipin e parë, por ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar në Serie A.


Arijon Ibrahimovic humb durimin, përplasë kundërshtarin për toke dhe ndëshkohet me karton të kuq
Lexo po ashtu Arijon Ibrahimovic humb durimin, përplasë kundërshtarin për toke dhe ndëshkohet me karton të kuq

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Frosinone ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic dhe zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet sot (e mërkure).

Megjithatë gazetari i famshëm italian nuk ka dhënë detaje për transferimin, duke raportuar vetëm se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta.

Frosinone javë më parë po nga Bayerni ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove.

Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori