LAJMI I FUNDIT:

Arifi sfidon burrat: Le t’i masim forcat për kreun e Komunës

Arifi sfidon burrat: Le t’i masim forcat për kreun e Komunës

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka sfiduar bashkëpartiakët e tjerë për t’u përballur në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Arifi, e cila humbi në zgjedhjet për Degën e BDI-së në Tetovë, thotë se të gjithë ata që duan t’i masin forcat me të, mund të garojnë në zgjedhjet për kreun e Komunës. “Le të urdhërojë gjithsecili që do, nëse ka guxim dhe nëse mendon se mund të fitojë 25 mijë vota. E pres në mejdan, sepse burrat përballen në mejdan”, tha Arifi për “Vest”.

Deklarata e tillë, sipas gazetës, paralajmëron kandidimin e sërishëm të Arifit për kreun e Komunës, pavarësisht “nëse kandidatura e saj mbështetet nga BDI.


Deklaratat e tilla të Arifit pasojnë humbjen në zgjedhjet për kreun e Degës dhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale se ajo duhet të braktisë detyrën e kryekomunares, pasi është delegjetimuar nga anëtarët e partisë.

Por ajo, edhe pse pranon rezultatin e zgjedhjeve, thotë se zgjedhjet i ka humbur sepse nuk ka përdorur metoda jodemokratike për të mbledhur votat në favor të saj. /Telegrafi/