LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Kosova duhet t’i ndryshojë politikat ndaj Serbisë

Arifi: Kosova duhet t’i ndryshojë politikat ndaj Serbisë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, thotë se Kosova duhet të bëjë ndryshime rrënjësore në politikat e saj karshi shtetit të Serbisë.

Arifi, i cili është edhe këshilltar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se “i ka humbur kuptimi gjenerositetit dhe politikës afruese me çdo kusht”.

Sipas tij retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova të heq dorë nga shumë veprime që do të duhej të ndërmerr karrshi shtetit fqinj dhe atyre që kanë kryer krime në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka numëruar një varg hapash që duhet të ndërmarr Kosova në raport me Serbinë.

Postimi i plotë i Arifit:

“SERBIA DUHET DHE DO TË MERRË RECIPROCITETIN

A është vonë për reciprocitet??? Kosova duhet të ndryshojë rrënjësishtë politikën ndaj Serbisë. I ka humbur kuptimi gjenerositetit dhe politikës afruese me çdo kusht. Retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova:

1. Të mos kërkoj tërhjekjen e emrave të Komandantëve por të kërkoj nga interpoli ekstradimin e:

– Tê gjithë Komandantëve të stacioneve policore Serbe në komunat e Kosovës gjatë procesit të spastrimit etnik në Kosovë

– Shefit të Ushtrisë Serbe Dikoviç Konform dëshmive të Komitetit për të drejta të njeriut në Beograd

– Zyrtarëve të sigurimit shtetëror Serb te njohur për torturat e bëra në Kosovë

2. Nëse Kosova pengohet në anëtarsimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia

3. Nëse Kosova pengohet në anëtarsim në UNESKO të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin dhe shoqatat nga Beogradi në avancimin e trashëgimisë kulturore

4. Nëse Kosova pengohet në lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj e njëjta aplikohet për qytetarë të Serbisë (përjashtim Lugina)

5. Nëse tabelat e veturave të Kosovës nuk pranohen në Serbi, as të tyre nuk pranohen në Kosovë

6. Nëse ata me mburrje thonë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës as Kosova kurrë nuk do të njeh asnjë interes ekzistues të Serbisë në Kosovë” (sic.), ka shkruar Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme

"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin

Politikë
Lansohet platforma

Lansohet platforma "Telegrafi Local News": Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës

Elfije Boletini
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Lajme
Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Kronika e Zezë
Ambasadori Rohde mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori Rohde mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori