Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0.

Albiceleste janë kampion të Amerikës së Jugut, pasi kanë arritur t’i mposhtin Selecao në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.


Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi argjentinas, Gonzalo Montiel që u notua me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin brazilian, Fred, i cili u vlerësua me notë 6.0.

Notat e lojtarëve  

/Telegrafi/

telegrafi sport app