Podcasti “Arena e Yjeve”, i mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, këtë fundjavë vjen me një episod të veçantë, kushtuar figurave të njohura që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e futbollit kosovar.

Në episodin e 54-të do të rikthehen rrëfimet e  Malsor Gjonbalaj, Bekim Iusfi, Hysni Gjinovci, Faruk Statovci dhe Ismet Munishi – ish-futbollistë që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar si lojtarë dhe disa prej tyre tashmë si trajnerë.


Nga momentet kyçe të karrierës së tyre, përvojat, gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve, ky episod sjell disa rrëfime plot emocion që nuk i keni dëgjuar më herët.

Episodi i 54-të transmetohet të shtunën, në ora 17:10, në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

telegrafi sport app