LAJMI I FUNDIT:

Ardon Jashari lidhet me një transferim të mundshëm te tri klubet e njohura evropiane

Ardon Jashari lidhet me një transferim të mundshëm te tri klubet e njohura evropiane

Kapiteni i Luzernit, 21-vjeçari shqiptar Ardon Jashari ka përfunduar në radarin e tri klubeve të njohura evropiane dhe po sërish është përballë një lëvizjeje jashtë vendit.

Me afrimin e afatit kalimtar dimëror, i cili zgjat nga 1 janari deri më 1 shkurt në top 5 ligat, nisin spekulimet për një lëvizje jashtë vendit të reprezentuesit zviceran, Ardon Jashari.

Sipas mediave zvicerane, mesfushori 21-vjeçar thuhet se është në radarin e tri klubeve të njohura si West Ham United, Villarreal dhe Freiburg.


Të tre klubet nuk janë në krye të ligave të tyre, por kanë qenë ekipe të respektuara dhe të qëndrueshme në Ligën Premier, La Liga dhe Bundesliga prej vitesh.

Një transferim në këto klube do të kishte padyshim kuptim për kapitenin e ri të FC Luzern.

Në klubin e tij zviceran ata do të ishin përgatitur për ta lënë lojtarin kryesor të transferohej në një klub të huaj gjatë verës. Megjithatë, nuk pati asnjë ndryshim.

Ardon Jashari nga janari pritet t'i bashkohet klubit nga Bundesliga
Lexo po ashtu Ardon Jashari nga janari pritet t'i bashkohet klubit nga Bundesliga

Nga njëra anë, Jashari duhet të ndiejë besimin e punëdhënësit të tij të ardhshëm në mënyrë që të luajë më shpesh.

Nga ana tjetër, klubet duhet të përgatiten të paguajnë tarifën e transferimit të kërkuar nga Luzerni, e cila duke përfshirë bonuset sillet midis 6 dhe 8 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori