Ardian Shala: Zero taksa për bizneset në Suharekë, mbështetje për start-up-et

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka zhvilluar një takim me pronarë të bizneseve të vogla, duke dëgjuar nga afër sfidat me të cilat përballen.
Shala prezantoi programin e tij për përkrahje të qëndrueshme të biznesit lokal, duke theksuar stabilitetin, rritjen e punësimit dhe mbështetjen për start-up-et.
Ai gjithashtu njoftoi se do të rregullohet hapësira e jashtme e Qendrës Zejtare nr. 1 dhe se bizneset do të lirohen nga taksat për aktivitetin e tyre.
“ASHE ofron mbështetje reale për bizneset ekzistuese dhe për të rinjtë që duan të fillojnë aktivitetin e tyre. Prioritet i yni është të krijojmë një ambient të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim në komunën tonë”, tha Shala.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































