LAJMI I FUNDIT:

Ardian Kelmendi, i mbijetuari masakrës në Qyshk, tregon si i shpëtoi vdekjes (Video)

Ardian Kelmendi, i mbijetuari masakrës në Qyshk, tregon si i shpëtoi vdekjes (Video)

Ardian Kelmendi, i mbijetuar nga masakra e Qyshkut, për emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentet e tmerrit kur forcat serbe e kishin torturuar atë derisa shumë fshatarë të tjerë i kishin vrarë.

Pasi forcat serbe kishin grumbulluar meshkujt e fshatit Qyshk të Pejës dhe i kishin ndarë në tri grupe, i riu i asaj kohe, Ardian Kelmendi ishte në njërin prej këtyre grupeve.


I riu i asaj kohe Ardian Kelmendi, pasi ishte rrahur e torturuar, kishte arritur t’i shpëtonte vdekjes.

“Pasi na plaçkitën, dhe na ndanë në grupe, një ushtarë më shikonte dhe më thoshte dil ti këndej. Unë mendoja se mua po më ekzekutonin të parin, dhe kam ulur kokën. Ka ardhur më ka marrë dhe ma mori edhe një orë që kisha e që nuk kishte vlerë më shumë se pesë euro”.

“… E pashë që ushtarët flisnin ndërmjet vete dhe më nxorën nga aty. E kuptova që ajo punë ka qenë e koordinuar dhe kishte një plan për këto vrasje. Më pas më dërguan në një vend ku ishin të tubuar gratë. Sapo kam shkuar aty ka ardhur një tjetër ushtarë tjetër dhe më ka thënë: “duhesh me ardhë me vozitë një traktor”. Unë nuk e dija serbishten por ma përkthente gruaja e mixhës. Pasi më ka nxjerrë jashtë më kanë rrahur shumë ushtarë”, vijon rrëfimin banori i Qyshkut.

“Pas rrahjes kam hipur në traktor. Aty e pashë që në drejtim timin vinte një ushtar nga drejtimi i dhomave ku ishin ekzekutuar shqiptarët. Ai mbante një shishir dhe kishte një armë të madhe nga tyta e së cilës ende po delte tym. Unë i habitur si po delte tymi ende vetëm shikoja, derisa ai më goditi me tytën e asaj arme ku edhe më ka thyer ashtin e hundës”.

“… Nuk kam ditur çfarë të bëj. Aty erdhën edhe gratë dhe fëmijët. Disa traktorë që i kishim na kishin djegur dhe nga ta delte flaka, fëmijët bërtitnin. Një tmerr i pa përshkruar”.

Tmerri për Ardianin nuk po përfundonte. Por ai arriti edhe kësaj radhe të shpëtojë nga vdekja.

“Na detyruan të largohemi nga ai vend. U nisa në drejtim të shtëpisë. Aty pashë që po vinte një kamion. Meqë ne kishim kamionë, shpresova se axha ka mbijetuar dhe ai po voziste kamionin. Kur u afrova kishte qenë një ushtarë duke vozitur. Aty kam ikur dhe kam ardhur te shtëpia”.

Ardian Kelmendi, i mbijetuar nga masakra e Qyshkut, rrëfen tmerrin si serbët tentuan ta djegin për së gjalli (Video)
Lexo po ashtu Ardian Kelmendi, i mbijetuar nga masakra e Qyshkut, rrëfen tmerrin si serbët tentuan ta djegin për së gjalli (Video)

“…E kam ditur që kam një traktor, dhe kam shkuar e kam marrë poshtë arave. Aty jam nisur për tu larguar nga fshati, te  Fabrika e Baterive” na kanë ndalur duke na thënë: ‘Ku po shkoni?’. Më pas na kanë detyruar përsëri të kthehemi në fshat”, tregon më tej ai, përcjell Telegrafi.

Ardiani rrëfen më pas se është kthyer në Qyshk ku edhe shkon të shtëpia ku ishin grumbulluar shqiptarët dhe gjen kufomat e karbonizuara.

Ai bashkë me shumë të tjerë ka qëndruar në Qyshk deri sa në Pejë kishin shkuar forcat e NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori