LAJMI I FUNDIT:

Ardian Hoxha vjen me fjalime motivuese

Ardian Hoxha vjen me fjalime motivuese

Vendi ynë i vogël është vend i njerëzve të mëdhenj. I tillë është Ardian Hoxha, emër ky i njohur në botën e ndërmarrësisë, edukimit e filantropisë në Kosovë.

Si i vogël, u dallua natyra e tij kurioze, dëshira për të bërë dhe për të dhënë më shumë për të tjerët, në një mënyrë ose tjetër.

E mbrëmë, në mesin e shumë mysafirëve vendor e ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme, bashkë me lansimin e webfaqes www.ardianhoxha.com, ai njoftoi edhe fillimin e tij me fjalimet motivuese, që do të bëhen udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi, që të prekin ëndrrat e tyre dhe majat e suksesit.

Ardiani ka shumë për të thënë, nisur nga përvoja e tij në botën akademike dhe profesionale. Si i ri, ai u shkollua në Amerikë, duke u cilësuar si nxënësit më të dalluar. U kthye në Kosovë me një qëllim – që t’iu ofronte të rinjëve mundësinë të edukohen në sistem kualitativ. Kështu që, në moshën 21 vjeçare, Ardiani themeloi “American School of Kosova”, shkollë nga e cila dolën nxënës të jashtëzakonshëm, me bursa qindra mijëshe në Universitetet më të mira të botës, si Harvard, Dartmouth, UCL, ndër të tjerë.

Suksesi i tij vazhdoi me themelimin e Duplex Club, i cilësuar si klubi i natës më i suksesshëm shqiptar, i vetmi me çmim nga “Fashion TV Nightlife Awards”. Më pas erdhi themelimi i “Albafone”, operatorit të vetëm shqiptar në Maqedoni, kompani kjo që kërkoi shumë guxim e kurajo të nisej. Ardiani gjithashtu ndryshoi botën e ushqimit në Kosovë me Green&Protein, duke na dhënë mundësinë të ushqehemi shëndetshëm e me shije, e gjithashtu duke na sjellur ushqimin e një kulture të largët përmes SushiCo. E suksesit të Ardianit nuk mund t’i ikim, kur çdo mëngjes zgjohemi me valët e Glam Radio – gjithashtu e themeluar dhe ideuar nga vet ai. E si Angel Investor, ai vazhdon të jetë në kërkim të ideve të reja për financim.

Do të mendonit se mbaron me kaq. Por, jo. Ai është edhe Kryesues i Komitetit të Ekonomisë Digjitale pranë Odës Ekonomike Amerikane ku si prioritet e kanë avansimin e ekosistemit të kësaj fushe. Ardiani është poashtu edhe anëtar i Rotary Club Prishtina, duke u bërë pjesë dhe iniciator i projekteve për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ardian Hoxha është definicioni i një ndërmarrësi dhe njeriu të suksesshëm. E përmes fjalimeve të tij, duke filluar nga tash, mund të kemi edhe tjerë të rinjë që ndjekin hapat e tij. Sepse ndonjëherë vetëm një fjalë na mjafton për të nisur diçka të re. E nga tash, atë fjalë do e marrim nga njeriu i duhur përmes platformave të ndryshme, të cilat mund t’i ndiqni në www.ardianhoxha.com. /Telegrafi/