LAJMI I FUNDIT:

Ardian Hajdaraj kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ardian Hajdaraj kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ardian Hajdaraj është zgjedhur në mënyrë unanime kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kurse zëvendëskryesuese është zgjedhur Jehona Grantolli.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga kryesuesi i deritashëm, Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 241-të sipas agjendës së paraparë. Fillimisht, pas prezantimit të kandidaturave të anëtarëve të nominuar për pozitën e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të ri, KPK-ja zgjodhi në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn, anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, në pozitën e Kryesuesit dhe Jehona Grantollin, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas këtij njoftimit Hajdaraj dhe .Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse  zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.


Pas marrjes së detyrës se re, z.Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, me ç’rast falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të derisotëm të Këshillit, Jetish Maloku dhe Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial.

Në këtë takim, sipas njoftimit, anëtarët e Këshillit, votuan edhe për zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të rinj të Komisioneve të Përhershme të KPK-së, me ç’rast me votim unanim u zgjodhën Jetish Maloku në pozitën e kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Veton Shabani në pozitën e kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori