Ardian Bujupi dhe Capital T gjatë ditës së sotme (e hënë) patën një zënkë virtuale.

E gjithë kjo filloi pasi reperi i njohur deklaroi se ai ka meritën që Bujupi tashmë posedon famën.


Ardiani kërkoi përballje në rrjetin social Instagram, por si duket Trimi ka zgjedhur të mos i bashkohet.

ardianbujupi 124279276 241070947361040 5366021038721634263 n 1 (Foto: Instagram)

Ndërkaq, këngëtari i njohur tha se asnjëra prej fjalëve të Capital T nuk është e vërtetë.

"Të thuash diçka që nuk është e vërtetë, ku është thelbi? Më ka prekur, se asnjë gjë nuk është e vërtetë, asnjë fjalë e tij", u shpreh Bujupi.

truekapo 121076255 139245287900992 5365513864336839311 n (Foto: Instagram)

Po ashtu përplasja sipas tij ka ndodhur pasi Capital T i kishte kërkuar një këngë të tij, të cilën Ardiani ka refuzuar t'ia jepte.

Mes tjerash ai tha se ende po ta respektojë, teksa sheh ende mundësi se mund të bashkëpunojë me të. /Telegrafi/