LAJMI I FUNDIT:

“Ardhja e mërgimtarëve gjatë verës rikthen jetën në Tetovë”

“Ardhja e mërgimtarëve gjatë verës rikthen jetën në Tetovë”

Ardhja e mërgimtarëve në Tetovë gjatë muajve të verës është shpresë për tregtarët e vendit. Gjatë muajit qershor në pushime më së shpeshti vijnë ata që jetojnë në vendet skandinave. Në muajin korrik më së shpeshti kthehen ata që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa gjatë muajit gusht për pushime vijnë kurbetçinjtë që jetojnë në Itali.

Shitësit në tregun e gjelbër thonë se në korrik dhe gusht në Tetovë ka më shumë njerëz, për shkak të ardhjes së tetovarëve nga vendet e huaja. Pikërisht për këtë ata shpresojnë se do të rritet numri i blerësve dhe ata do të përfitojnë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur vijnë ata edhe ne kemi më shumë punë. Falë Zotit që vijnë e vizitojnë vendin, cilindo të jetë dhe na lëndë ndonjë denar. Unë jam i kënaqur”, tha për AIM, Abdulla Ramadani i cili ka tezgë në tregun e gjelbër në Tetovë.

Por kurbetçinjtë më shumë të holla harxhojnë për dasma dhe ahengje tjera familjare. Sezoni e verës dhe ardhja e tyre, rrit shpresat për përfitime edhe tek fotostudiot, butiqet, restorantet, sallonet e kozmetikës, shitoret për mobilie dhe të tjera.

“Ne prej 10 korrik deri 20 gusht çdo ditë kemi dy deri tre dasma për të incizuar. Gjitha restorantet për dasma janë rezervuar nga viti i kaluar. Ata që duan të bëjnë dasmë në vitin 2020, tani i bëjnë rezervimet. Tek dasmat shqiptare më shumë harxhohet për muzikë, e më pas për restorante dhe të tjera”, thotë pronari i një video-produksioni në Tetovë.

Nga ana tjetër, trend negativ i dasmave është gjuajtja me armë zjarri.

Vitin e kaluar në muajt korrik dhe gusht ka pasur dhjetëra raste ku nga plumbat pa destinacion janë dëmtuar makinat. Por gjuajtjet me armë ndodhin edhe përkundër paralajmërimeve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Kurbetçinjtë nga vendet e Evropës zakonisht kthehen me makinat e tyre, kështu që në qytet rritet edhe dendësia e komunikacionit dhe makinave që qarkullojnë. Sipas informacioneve të pakonfirmuara të policisë së Tetovës, rreth pesë mijë makina shtohen në komunikacionin e qytetit gjatë muajve të verës.

Edhe pse Tetova është qytet me probleme të shumta infrastrukturore, ka kurbetçinj që çdo verë vijnë për pushime.

“Mërgimtarët më së shpeshti vijnë për t’u takuar me familjarët dhe miqtë. Biseda me të afërmit është ajo që më së shumti ju mungon. Konsiderohet se ardhja e tyre kontribuon për jetë më të mirë sociale, duke pasur parasysh se takohen me shumë njerëz, anëtarë të familjes, miq dhe të njohur tjerë. Prania e tyre është e lidhur me dasma dhe ahengje tjera familjare, si dhe organizimin e manifestimeve kulturore dhe sportive. Gjithsesi se nuk vijnë për shkak të infrastrukturës”, thotë psikologu Lulzim Muharemi.

Tashmë disa vite Komuna e Tetovës organizon “Verën kulturore tetovare”, në periudhën korrik-gusht, kur janë të pranishëm edhe mërgimtarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori