LAJMI I FUNDIT:

Arbëreshët në Kalabri, ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit për shekuj është frymëzim dhe shembull  

Arbëreshët në Kalabri, ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit për shekuj është frymëzim dhe shembull  

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ndodhet për një vizitë në Kalabri të Italisë, ndërkaq gjatë vizitës atje ka takuar arbëreshë.

Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë.


“Me pritjen e ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi nisëm vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë.

Gjatë takimit me kryetaren e kësaj komune arbëreshe, znj. Rosaria Capparelli, shpreha falënderimin tim për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën, përmes të cilave qytetarët e dy vendeve tona do të kalojnë e bashkëpunojnë jo vetëm në sferën e kulturës, por edhe përmes shkëmbimeve tregtare dhe fushave të ndryshme, ku arbëreshët e Italisë shquhen me shekuj”, shkruan ajo.

Ministrja thekson tutje se ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë.

“Një falënderim i veçantë i takon mësueses dhe nxënësve të shkollës, të cilët, të veshur me veshjet e bukura tradicionale dhe këngët e bukura por edhe mallëngjyese arbëreshe, prekën emocionet e të gjithë të pranishmëve”, shkruan ministrja e Jashtme. /Telegrafi/