LAJMI I FUNDIT:

Arbër Xhaferi, politikani që do t’ju mungojë shqiptarëve

Vdekja e Arbër Xhaferit, këtij personalitetit të shquar, njërit nga intelektualët më të çmuar dhe politikanit nga më të madhej të kombit, jo vetëm në Iliridë por edhe në Shqipëri e Kosovë, la pa fjalë pothuajse çdo shqiptar në trojet tona etnike të cilët sikur i mbuloi heshtja kudo.

Arbër Xhaferi bëri gjithë atë që mund të bënte një politikan i mirë, i aftë dhe bashkëkohorë për organizimin politik të shqiptarëve, parashtrimin e drejtë të kërkesave të tyre kombëtare e njerëzore, si dhe realizimin e tyre në shkallën e mundshme që lejuan rrethanat, kuptohet pa arritur jetësimin e plotë të tyre, përkundër të gjitha përpjekjeve deri më sot.


Ai, si intelektuali më i kthjellët kombëtar në të gjitha trojet shqiptare, me guxim dhe këmbëngulje kërkoi ndryshimet e nevojshme kushtetuese në IRJM për arritjen e aspiratave të arsyeshme kombëtare të shqiptarëve atje.

Vepra e tij në momente me përgjegjësi të mëdha historike frymëzojë bashkëkombësit e tij për të hapur rrugë ende të përdorura politike deri atëherë, duke shndërruar në realitet idealet e tyre të larta kombëtare dhe ato fisnike njerëzore të shqiptarëve në Iliridë.

Ai tërhoqi vëmendjen e faktorit vendor e ndërkombëtar, duke orientuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve përmes idealit evropian për liri dhe të drejta të barabarta të popujve autokton, ngjashëm me të tjerët të cilët jo vetëm se ishin më të organizuar, por edhe më të përgatitur për rrethanat e reja dhe ndryshimet e shpejta politike që ndodhën gjatë 20 viteve të fundit.

Përkushtimi i tij kombëtar daton qysh nga demonstratat e vitit 1968, të mbajtura me rastin e ditës së Flamurit kombëtar, i cili atëbotë do të burgosej në Tetovë si njëri nga organizatorët e tyre, për tu liruar nën presionin e protestave studentore të kohës.

Edhe kur shqiptarëve dhe institucioneve të tyre u duheshin njerëz të rinj me vizione të kthjellëta kombëtare, Arbër Xhaferi në vitet e 70-ta, ende pa i përfunduar studimet, do të kthehej nga Beogradi në Kosovë, me ç`rast do të punësohej në Radio televizionin e Prishtinës, në sektorin e kulturës, ku do të shpaloste mendimin e tij të hollë intelektual, kulturën me përkushtim të lart të punës, dhe talentin e tij të rrallë prej politikani ende të pa zbuluar për publikun kombëtar.

Pas ndryshimeve politike të cilat tanimë kishin përfshirë edhe Iliridën, Arbër Xhaferi para se të mendonte për famën dhe duartrokitjet që do t’i dedikoheshin personalitetit të tij, ai në vitin 1993, nga Prishtina do të kthehej për të vepruar në Tetovë me ç`rast edhe punët do merrnin kahe pozitive dhe përmbajtje kombëtare në hutin e madhe politike që ishte krijuar ato kohë tek shqiptarët e pabashkuar të Iliridës.

Si udhëheqës vizionar dhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike shqiptare, Arbëri përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë për ndryshimin e Kushtetutës edhe në momentet kur paqja dukej më larg se asnjëherë më parë, pa ndonjë ndihmë të theksuar vëllazërore nga shteti amë, në përballje me ata që kishin pushtetin në dorë, të cilëve nuk u mungonte as përkrahja nga jashtë me shpresë që të ndihmonte popullin e tij, duke vënë gjithë energjitë shpirtërore dhe intelektuale në shërbim të idealeve për të drejta njerëzore dhe liri kombëtare të bashkëkombësve.

Shqiptarët i përcolli fati i keq pothuajse gjatë gjithë kohës, për tu udhëhequr nga politikan të pazotë, përballë atyre forcave të cilat nuk ëndërronin hiq më pak se shkapërderdhjen dhe asgjësimin e plotë të tyre. Ndaj, për dallim nga pararendësit e padëshiruar politikë, Arben Xhaferi ishte njëri ndër politikanët e rrallë të cilin politika e bëri të lavdishëm dhe të adhuruar jo vetëm tek shqiptarët, por edhe në rajon i cili asaj i dha dinjitet njerëzorë edhe në Ballkan.

Kur politikanët e "rinj" të kohës të cilët manipuloheshin lehtë nga udhëheqja dinake e politikanit me përvojë të gjatë në ekzekutivin e ish Jugosllavisë, bullgaro-maqedonasit Kiro Gligorov, Arbër Xhaferi u dëshmua me kohë se ishte në nivelin e kërkesave historike të bashkëkombësve të tij në tokat e tyre stërgjyshore, i cili arriti ta faktorizoi me sukses elementin shqiptar të Iliridës në politikën bashkëkohore ndërkombëtare duke u bërë i njohur si politikan në gjithë rrafshin kombëtar.

Ai i kuptoi më miri momentet kritike në të cilat gjendeshin pjesëtarët e kombit të tij të cilët vriteshin, keqtrajtoheshin dhe shtypeshin pa pardon në emër të një projekti evropian për krijimin e shteteve të reja ballkanike, projekt i cili duhej të ndryshohej në dobi të tyre, ngase nuk mund të lejohej që edhe më tutje të vazhdohej me logjikën e shtypjes së shqiptarëve.

Ndaj, në çdo tavolinë ku u zhvilluan bisedime për çështjen e shqiptarëve , Arbëri qëndroi i qetë gjakftohtë dhe i vendosur në kërkesat që parashtronte për të drejtat e tyre kombëtare, pa marrë parasysh se me cilin diskutonte, duke udhëhequr gjithmonë një politik largpamëse, bindëse dhe të mençme nga e cila nuk mund të kishte devijime apo përfundime të pakëndshme edhe në momentet më të papërshtatshme, përkundër presioneve që mund të ushtroheshin ndaj tij .

Ai, nga të rrallët e dinte se politikanët me legjitimitet të përfolur, për shkak të papërgjegjësisë së tyre, medoemos duhej pezulluar dhe hedhur në pozicione të braktisura, për shkak të qëndrimeve të tyre manipulative dhe të pandershme, të cilët ngarkonin me dyshime çdo marrëveshje edhe në rastet kur ato mund të ishin korrekte.

Megjithatë, tek shqiptarët mu politikanët me legjitimitet të përfolur si dikur, luftojnë edhe tani me të gjitha mjetet për të ardhur në pozitë edhe atëherë kur atyre u mungon substanca politike dhe bindja e shëndoshë kombëtare, duke u bërë gjithnjë e më vështirë të kuptueshëm dhe krejtësisht të padëshirueshëm në sytë e shqiptarëve.

Arbër Xhaferi, njerëzve të tillë gjithmonë u përpoq tu qëndronte larg, ngase për te ishte dhe mbeti gjithmonë e papranueshme që mosrealizimi i të drejtave të shqiptarëve dhe humbja e autoktonisë kombëtare të ndodhte për shkak të mos koordinimit të partive politike dhe paaftësisë së politikanëve të përfolur shqiptarë të cilët bien lehtë dakord për kompromise të mjegulluara dhe "paqe të përjetshme" edhe me armiqtë e kombit, siç ndodh shpesh me shqiptarët.

Arbër Xhaferi ishte dhe mbeti një Fenomen i rrallë në politikën shqiptare, me ç`rast duhet të përmendet se ai në politikë nuk hyri si rebel ndaj pushtetit dhe as si pesimist i çështjes kombëtare, por si një politikan i mençur me bagazh të konsideruar akademik e intelektual dhe me optimizmin e tij pozitivist gati si të një profeti që sjell shpresa për një të ardhme më të mirë, i cili në momentet e rënda të pamundësisë së veprimit, në vitin 2007 u dorëhoqë në mënyrë vullnetare, gjë që nuk ndodhë edhe me politikanët e tjerë shqiptar.

Kjo e ktheu atë në shembull kombëtar dhe politikan të standardit evropian të arsyeshëm dhe bashkëkohor, pa premtime të mëdha, por me synime realiste duke mbetur gjithmonë i afërt dhe i kuptueshëm për shqiptarët i cili realisht besonte në fuqinë e fjalës filozofike, arsyen njerëzore dhe rregullat e demokracisë, edhe pse nuk arriti atë që dëshironte për popullin e tij.

Madje, mungesa e një bashkimi politik mbarëkombëtar i cili përshkon jetën tonë të përditshme, droja e paralajmërimeve të së shkuarës dhe e ardhmja e jonë e paqartë, shtynë Arbër Xhaferin që pa hezitim të shprehej për vizionin legal të shtetit-komb në kufijtë etnik si vend sovran, ku do të garantoheshin më së miri liritë njerëzore dhe të drejtat kombëtare, si dhe krijohej ardhmëri e sigurt për të gjithë shqiptarët.

Si politikan tejet i matur, ideali i tij jo vetëm se ishte i realizueshëm, por edhe i nevojshëm për arritjen e demokracisë dhe pajtimin e popujve edhe në këtë pjesë të Evropës, ku çdokush ka vendin e tij.

Arbër Xhaferi mbeti deri në fund një optimist i bindur dhe xhentëlmen i politikës së këtyre dy dekadave, në mesin e veprimtarëve më të dalluar të gjithë hapësirës shqiptare, të cilët bënë emër në politikën bashkëkohore kombëtare.

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori