Sulmuesi i krahut Arbër Hoxha ka shënuar një gol mahnitës sol në derbin kroat kundër Hajduk Splitit.

Ylli i Dinamo Zagreb e mori topin nga gjysma e fushës, duke dribluar e më pas edhe e finalizoi për ta zhbllokuar rezultatin.


Hoxhën nuk arriti ta ndalë asnjë nga futbollistët e skuadrës vendase, kurse edhe goditja rezultoi të jetë e shkëlqyer për të mos i dhënë asnjë shans portierit.



Dinamo përndryshe mbetet në epërsi aktualisht vetëm falë golit të ish yllit të Ballkanit./Telegrafi/

telegrafi sport app