Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Sulmuesi Arbër Hoxha është shpallur si lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat, nga gazeta e famshme kroate “index.hr”.
Hoxha ishte fantastik muajin e kaluar, ku kontribuoi me dy gola e një asistim, ndaj Hajduk Splitit dhe Slaven Belupos.
Pas këtyre paraqitjeve të shkëlqyeshme, tifozët në gazetën “index.hr” e kanë zgjedhur Hoxhën si lojtari më i mirë i muajit, ku ka marrë plot 102 vota.
Ai ka lënë pas emra të njohur nga futbolli kroat si Naim Omerovic (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).

Hoxha gjithashtu ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, megjithatë mori vetëm 58 vota, kurse bashkëlojtari Monsef Bakrar e fitoi çmimin me 100 vota.
Hoxha pritet të luajë titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Maccabi Tel Aviv, kurse pastaj t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë./Telegrafi/



































