Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Goricës, por ndeshja ka sjellë edhe lajme të këqija për skuadrën e trajnerit Mario Kovacevic.

Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha – një nga lojtarët më të mirë të Dinamos këtë sezon – pësoi një lëndim serioz dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të madh në kampin “blu”.


Hoxha, i cili ka pesë gola në këtë edicion të HNL dhe është shndërruar në një pikë referimi për sulmin e Dinamos, u rrëzua pas një dueli në pjesën e dytë. Menjëherë pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, u bë e qartë se lëndimi ishte i rëndë sa për ta larguar menjëherë nga loja.

Në bankinë, Kovacevic u pa dukshëm e shqetësuar, ndërsa përkrah tij, edhe tifozët e Dinamos në stadium mbajtën frymën, duke u lutur që situata të mos jetë aq serioze sa dukej.

Alarmi është ndezur veçanërisht për shkak të derbit që e pret Dinamon në javën e ardhshme kundër Hajdukut – një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Nëse Hoxha nuk riaftësohet me kohë, Dinamo do të humbasë një nga lojtarët më vendimtarë në duelet e fundit.

Klubi pritet të konfirmojë shkallën e lëndimit pas kontrolleve të detajuara mjekësore. /Telegrafi/

telegrafi sport app